“Mund ta godasim fort Iranin!” Trump kërcënon, Khamenei shtrin dorën: Duam dialog

Nga Rosalba Bejdo
2 Nëntor 2026, 18:03 | Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar Iranin me sulme të reja ajrore, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të detyrohen ta godasin rëndë vendin.

Gjatë një tubimi elektoral në Ajoua, më 1 nëntor, Trump tha se deri më tani nuk e ka përfunduar “punën me Iranin”, pasi dëshiron të shmangë humbjen e jetëve njerëzore.

Ai bëri të ditur gjithashtu se kishte zhvilluar një bisedë shumë të mirë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ku një nga temat ishte edhe Irani.

Megjithatë, në tregjet ndërkombëtare po shfaqen sinjale pozitive, për shkak të shpresave për rifillimin e dialogut diplomatik mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi se qeveria po kërkon zgjidhjen e krizës përmes negociatave, teksa udhëheqësi suprem, Mojtaba Khamenei, i ka dhënë qeverisë kompetencat e nevojshme për këtë proces.

Pas këtyre zhvillimeve, çmimi i naftës bruto në SHBA ra deri në 6.7 për qind, në 97.1 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent zbriti në 105.86 dollarë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos