“S’mund të rrëzojmë mijëra vite vëllazëri”, Irani sulmoi Turqinë, Erdogan: Të ndalojmë derdhjen e gjakut

Nga A2 CNN
9 Mars 2026, 17:19 | Bota

“S’mund të rrëzojmë mijëra vite

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas mbledhjes së kabinetit qeveritar duke deklaruar se, pavarësisht paralajmërimeve të Ankarasë, po vazhdojnë të ndërmerren hapa të gabuar dhe provokues që mund të dëmtojnë marrëdhëniet e Turqisë me vendet e rajonit, duke komentuar sulmin e fundit me raketë balistike nga Irani.

Erdoğan tha se qeveria turke ka diskutuar gjerësisht krizën me Iranin dhe ndikimin e saj në rajon, duke analizuar edhe skenarët e mundshëm në rast se konflikti përshkallëzohet ose del jashtë kontrollit.

Ai theksoi se institucionet shtetërore janë në gatishmëri që nga 28 shkurti dhe se të gjitha strukturat janë mobilizuar për të mbrojtur sigurinë e vendit.

“Qëllimi ynë kryesor është ta mbajmë vendin tonë larg këtij zjarri. Siguria e Turqisë dhe qetësia e 86 milionë qytetarëve është prioriteti ynë më i madh,” u shpreh ai.

Erdoğan theksoi se Turqia mbështet zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut dhe diplomacisë, duke kujtuar se Ankaraja ka mbajtur një rol aktiv edhe në konflikte të tjera ndërkombëtare, përfshirë luftën Lufta Rusi‑Ukrainë dhe krizën në Gaza.

Ai shtoi se që nga fillimi i krizës janë zhvilluar kontakte intensive diplomatike me liderë botërorë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Sipas Erdoğan, më 4 mars një raketë e lëshuar nga Irani, pasi kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, u drejtua drejt territorit turk, por u neutralizua nga NATO.

Ai paralajmëroi se veprime të tilla provokuese mund të dëmtojnë marrëdhëniet mes vendeve dhe theksoi se nuk duhet të ndërmerren hapa që mund të hedhin hije mbi “mijëra vite fqinjësi dhe vëllazërie” mes popujve të rajonit.

“Pozicioni dhe qëndrimi i Turqisë janë të qarta. Ne po përpiqemi të parandalojmë përhapjen e konfliktit dhe derdhjen e mëtejshme të gjakut,” përfundoi Erdoğan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos