Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

Nga A2 CNN
9 Mars 2026, 12:56 | Bota

Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga juglindja e Turqisë dhe ka urdhëruar largimin e stafit jo-thelbësor nga konsullata amerikane në Adana, pranë një baze të rëndësishme të NATO-s.

Ambasada amerikane në Ankara njoftoi se Departamenti i Shtetit ka urdhëruar largimin e punonjësve jo emergjentë të qeverisë amerikane dhe familjarëve të tyre nga Konsullata e Përgjithshme në Adana për shkak të rreziqeve të sigurisë.

“Në 9 mars 2026, Departamenti i Shtetit urdhëroi që punonjësit jo emergjentë të qeverisë së SHBA-së dhe familjarët e tyre të largohen nga Konsullata e Përgjithshme në Adana për shkak të rreziqeve të sigurisë,” thuhet në njoftimin e publikuar në platformën X.

Në të njëjtën kohë, në një paralajmërim për udhëtimet, autoritetet amerikane u bënë thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në juglindje të Turqisë të largohen sa më shpejt nga kjo zonë.

“Nënshtetasit amerikanë në juglindje të Turqisë këshillohen të largohen tani,” thuhet në paralajmërim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos