Bombarduesi gjigant amerikan ulet në bazën ajrore RAF Fairford, mes përplasjeve Trump-Starmer

Nga A2 CNN
9 Mars 2026, 16:45 | Bota

Bombarduesi gjigant amerikan ulet në bazën ajrore RAF Fairford, mes

Një bombardues i Forcave Ajrore të SHBA-së, Boeing B‑52 Stratofortress, u fotografua teksa po ulej në bazën ajrore RAF Fairford në Gloucestershire, në Mbretëria e Bashkuar.

Avioni është pjesë e një grupi prej tre bombarduesish të këtij modeli të epokës së Luftës së Ftohtë që iu bashkuan edhe katër bombarduesve të tjerë amerikanë të vendosur tashmë në bazë. B-52 konsiderohet një nga shtyllat kryesore të flotës bombarduese të SHBA-së dhe përdoret shpesh në operacione kundër objektivave të armiqve të saj, shkruan A2 CNN.

Kjo është një lëvizje e rëndësishme edhe për shkak të përplasjeve SHB-Britani. Kryeministri britanik Keir Starmer fillimisht kishte refuzuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara për të përdorur bazat ushtarake britanike në një sulm ndaj Iranit.

Megjithatë, më vonë Starmer dha miratimin për përdorimin e bazave për veprime që u përshkruan si “mbrojtëse” kundër vendeve të lëshimit të raketave iraniane. Përveç RAF Fairford, SHBA-së iu lejua të përdorë edhe bazën në Diego Garcia, në Oqeani Indian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos