“Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump nuk i ndal lapsuset gjeografike

Nga A2 CNN
20 Gusht 2025, 18:16 | Bota

Dy muaj pasi Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth në një konferencë për shtyp ngatërroi Tiranën me Teheranin, teksa komentonte sulmin e SHBA-ve ndaj tre bazave bërthamore të Iranit, lapsuseve diplomatike që “përfshijnë vendin tonë në luftë”, iu është bashkuar edhe vetë Donald Trump.

Gjatë një interviste në emisionin “Mark Levin Show” ditën e djeshme, Trump teksa rendiste gjashtë konfliktet që ai pretendon se ka zgjidhur duke sjellë paqen, i është referuar Armenisë si “Albania” (Shqipëria).

Gafa e Trump ndodhi teksa shpjegonte si arriti të bënte bashkë në Zyrën Ovale, liderët e Azerbajxhanit dhe Armenisë për t’i dhënë fund konfliktit që vijonte prej gati gjysmë shekulli midis dy vendeve.

E patë se ç’po ndodhte në Azerbajxhan, që kishte vazhduar për 34, 35 vjet me Shqipërinë”, tha Trump, duke iu referuar gabimisht Tiranës zyrtare për konfliktin në Nagorno-Karabakh.

Kujtojmë se Bakuja dhe Jerevani zyrtar vetëm dy javë më parë nënshkruan në Uashington një marrëveshjeje paqeje, me Trump që bëri bashkë presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos