Irani dhe SHBA do të mbajnë një raund të ri bisedimesh në Romë të shtunën, në përpjekjen për të zgjidhur mosmarrëveshjen dhjetëra vjeçare mbi ambiciet bërthamore të Teheranit, teksa Donald Trump kërcënon me sulm ushtarak nëse diplomacia dështon.
Ministri i jashtëm i Iranit Abbas Arakçi dhe i dërguari i Trump për lindjen e mesme Steve Witkoff do të negociojnë jo drejtpërdrejtë përmes një zyrtari të Omanit që do të përcjellë mesazhet mes dy palëve. Bisedimet në romë vijnë pas raundit të parë të mbajtur në Muskat, i cili u përshkruan si konstruktiv nga pakët.
Arakçi dhe Witkoff patën një ndërveprim të shkurtër në fund të raundit të parë, por zyrtarë nga dy vendet nuk kanë mbajtur bisedime të drejtpërdrejta që prej 2015, nën udhëheqjen ish presidentit Barak Obama.
Në një postim në rrjetet sociale zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane tha se rruga drejt zgjidhjes nuk është e lehtë por se do të ndërmerrnin çdo hap me sytë e çelur dhe bazuar në eksperiencat e kaluara. Ndërkohë Trump përsëriti të premten se Irani nuk mund të kishte armë bërthamore dhe se do ta ndalonte diçka të tillë. (A2 Televizion)