Spanja në flakë, ekipet zjarrfikëse luftë me zjarret në veri dhe jug të vendit

Nga Xhevahir Qardaku
12 Gusht 2026, 11:35 | Bota

Spanja në flakë, ekipet zjarrfikëse luftë me zjarret në

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët në Huesca, rajonin verior të Spanjës, si dhe në Huelva, në jug të vendit.

Kreu i emergjencave në rajonin e Andaluzisë, Antonio Sanz, u tha gazetarëve se shuarja e zjarrit në jugperëndim të vendit rreth qytetit mesjetar të Niebla ishte e ngjashme me një “garë me pengesa në distancë të gjatë” dhe pritej të zgjaste disa ditë.

Më shumë se 600 persona janë evakuuar nga zona, ndërsa po vlerësohen masa të mëtejshme paraprake, pasi zjarri ka prekur tashmë një sipërfaqe prej gati 25 mijë hektarësh, raportuan mediat rajonale.

Në qytetin Penas de Riglos, në veri të Huescas, një njësi ushtarake ndihmoi në operacione pasi flakët atje kanë detyruar evakuimin e 170 personave dhe kanë djegur 3600 hektarë deri më tani. Disa rajone spanjolle janë nën alarm ekstrem të nxehtësisë të mërkurën, pasi temperaturat pritet të rriten deri në 40 gradë Celsius. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos