
Një aksident i pazakontë ka ndodhur në rrugën kryesore të Sarandës, ku një automjet është përplasur me disa mjete të tjera.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, shkruan A2.
Ngjarja ka shkaktuar edhe vështirësi të përkohshme në qarkullim, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota të aksidentit.
Autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes. (A2 Televizion)