Të ardhurat doganore rriten me 5.1 miliardë lekë në 7 muaj, arrijnë në 142 miliardë

Nga A2 CNN
12 Gusht 2026, 11:24 | Ekonomi

Të ardhurat doganore rriten me 5.1 miliardë lekë në 7 muaj,

Të ardhurat doganore në periudhën janar-korrik 2026 arritën në 142 miliardë lekë, duke u rritur me 5.1 miliardë lekë, ose 3.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit, rritja është mbështetur kryesisht nga TVSH-ja, akciza dhe taksat doganore. Të ardhurat nga TVSH-ja u rritën me rreth 3.3 miliardë lekë, ndërsa akciza me rreth 1.5 miliardë lekë.

Një kontribut të rëndësishëm në rritjen e akcizës kanë dhënë importet e cigareve, me 1.2 miliardë lekë më shumë të ardhura dhe rreth 100 tonë rritje të sasisë së importuar.

Ndërkohë, të ardhurat nga taksat doganore u rritën me rreth 482 milionë lekë, të ndikuara ndër të tjera nga importet e veshjeve dhe metaleve bazë.

Sipas të dhënave, gjatë 7-mujorit 2026 kategoritë kryesore të mallrave vijojnë të japin kontribut të qëndrueshëm në realizimin e të ardhurave doganore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos