Mrekullitë pas tërmetit, psherëtima që shpëtoi foshnjën 36 orë pas shkatërrimit në Kolumbi

Nga Xhevahir Qardaku
12 Gusht 2026, 10:39 | Bota

Ky është momenti i mrekullisë. Ekipet e shpëtimit arrijnë që të nxjerrin nga rrënojat një fëmijë në Kolumbinë e goditur rëndë nga tërmeti me magnitudë 7.5 rihter. Ekipet shpëtuan të gjallë nga rrënojat një foshnje. Njëri prej anëtarëve të ekipeve të shpëtimit tha për CNN se kishte qenë fare pranë kur pallati ishte rrëzuar nga tërmeti. Menjëherë kishte vrapuar për të kërkuar dhe shpëtuar të mbijetuarit.

“Tingëllonte si një pëshpëritje: ‘Po, jam këtu. Jam me një foshnjë.’ Por ishte si një pëshpëritje shumë e butë. Kështu që thashë, ‘Heshtje, heshtje’. Dhe falë britmave të personit që po bërtiste se ishte me foshnjën, arrita ta identifikoja se ku ishte, dhe atëherë fillova të veproja”, tha Brian Osorio Zuluaga,  Anëtar i Ekipeve të Shpëtimit.

Ky është një tjetër moment mrekullie… Familjarë dhe banorë të zonës në Pereira shpërthyen në gëzim, duartrokitje dhe lot pasi fëmija u shpëtua i gjallë, më shumë se 36 orë pas lëkundjeve të forta sizmike. Ky është një tjetër moment mrekullie…

Një grua e identifikuar si Daniela Largo Sanchez u shpëtua e gjallë në Pereira pa shumë orëve poshtë rrënojave, raportoi Departamenti Zjarrfikës i Bogotas.

Shtatë persona të tjerë ishin nxjerrë nga rrënojat e Spitalit Universitar të Cali-t. Tashmë autoritetet janë në garë me kohën për të bërë të mundur shpëtimin e atyre që ende bëjnë zë nën copat e mëdha dhe të forta të betonit.

Sipas të dhënave, më shumë se 200 persona rezultojnë ende të zhdukur. Bilanci zyrtar i viktimave mbetet në 181, por shifra e raportuar nga zyrtarët lokalë tregon për potencialisht më shumë se 240 të vdekur. Rreth 2600 njerëz mbetën të plagosur dhe 1100 banesa, pallate apo ndërtesa u dëmtuan.

Gjendja e emergjencës është shpallur nga presidenti Abelardo de la Espriella, i cili vizitoi disa prej zonave të prekura. Ekipet e shpëtimit, ndërkohë, e kanë të vështirë që të arrijnë në epiqendrën e tërmetit, ku dëmet janë shumë më të mëdha. Organizata e Kombeve të Bashkuara lëshon alarmin për një krizë tjetër pas tërmetit, atë të shpërndarjes së ushqimeve dhe ilaçeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos