Starmer dhe Macron bisedë telefonike: Mirëpresim udhëheqjen e Trump për paqe në Ukrainë

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2025, 21:29 | Bota

Starmer dhe Macron bisedë telefonike: Mirëpresim udhëheqjen e

Pasditen e sotme, kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin francez Emmanuel Macron, fill pas vizitës së këtij të fundit në SHBA.

Sipas mediave të huaja, një zëdhënës i Downing Street tha se Sir Keir Starmer i tha Macronit se "po pret me padurim të udhëtojë në SHBA këtë javë" dhe dyshja “folën mbi vizitën e Presidentit Macron në Uashington dje".

“Ata ranë dakord që udhëheqja e Presidentit Trump në punën drejt një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë ishte e mirëpritur”, vazhdoi zëdhënësi.

“Ata të dy përsëritën se Ukraina duhet të jetë në qendër të çdo negociate dhe se Britania e Madhe dhe Evropa janë të gatshme të luajnë rolin e tyre”, vijoi ai më tej, shkruan A2 CNN.

"Udhëheqësit prisnin të flisnin përsëri së shpejti, pasi kryeministri britanik të kthehej nga Uashingtoni DC", shtoi ai.

Starmer do të udhëtojë në Shtëpinë e Bardhë për një takim me Trump të enjten dhe do të presë një samit të liderëve evropianë në fundjavë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos