Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, është takuar në Ankara me një delegacion të Hamasit, të kryesuar nga Khalil al-Hayya, drejtues i zyrës politike të grupit.
Takimi vjen në një kohë kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Gaza vijojnë, pavarësisht se sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vazhduar edhe pas shpalljes së armëpushimit.
Në tetor të vitit të kaluar, Hamasi nënshkroi një plan paqeje me 20 pika, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, me synimin për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Ndërkohë, në muajin korrik, Hamasi ra dakord për një kuadër gradual për çarmatosjen, si pjesë e përpjekjeve për avancimin e procesit të paqes.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura hollësi të mëtejshme mbi temat e diskutuara gjatë takimit mes kreut të diplomacisë turke dhe delegacionit të Hamasit. (A2 Televizion)