“Tarifat si ilaçet!” Paniku global vijon të trondisë bursat, por Trump mbron vendimin

Nga Rosalba Bejdo
7 Prill 2025, 12:18 | Bota

Paniku që ka shkaktuar lufta e tarifave të Donald Trump, ka vijuar të reflektohet në tregjet e aksioneve globale që vijuan të shënojnë rënie edhe në nisje të kësaj jave. Bursat europiane ndoqën trajektoren në rënie të simotrave aziatike, me indeksin gjerman DAX që u tkurr m 10 përqind para se ta rimerrte disi veten në7 përqind.

Indeksi kryesor në Paris ra me 5.9 përqind ndërsa i britanik me gati 6 përqind. Aksionet e kompanive të mbrojtjes dhe bankat përjetuan humbjet më të mëdha mëngjesin e së hënës në Europë.

Në Gjermani prodhuesi I tankeve Rheinmetall ra me gati 24 përqind, ndërsa në Britaninë e Madhe aksionet e Rolls-Royce u tkurrën me 12 përqind.

Aksionet e lidhura me mbrojtjen ishin rritur më herët gjatë vitit përballë mundësisë për shpenzime metë mëdha nga qeveritë europiane.

Mes bankave, humbje të konsiderueshme shënuan britanikja Barclays dhe gjermanet  Commerzbank dhe Deutsche Bank.

Po ashtu aksionet në tregjet amerikane, sinjalizuan një tjetër javë të dobët përpara, me Nasdak që pësoi një humbje prej 5.3 përqind. Të premten, tregjet amerikane shënuan ditën më të keqe që prej krizës së Covid-19. Pavarësish reagimit dramatik të tregjeve, Trump mbështeti vendimin e tij dhe I krahasoi tarifat me ilaçet.

“Nuk mund t’ju them se çfarë do të ndodhë me tregun. Por mund t’iu them se vendi ynë është bërë më I fortë, dhe do të jetë një vend si asnjë tjetër. Do të jetë më dominuesi ekonomikisht. Unë nuk dua të ketë rënie në tregje, por ndonjëherë duhet të marrësh ilaçe për të ndrequr diçka”.

Po ashtu bursat në Azi u hapën sërish me rënie këtë javë, duke e thelluar më shumë krizën pasi kina vendosi ti kundërpërgjigjej me reciprocitet, tarifës shtesë prej 34 përqind të Donald Trump. Negative situata edhe për çmimet e naftës, me çmimin referent global që ra me 3.5% në këmbimet e së hënës, ose në 63.3 dollarë për fuçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos