Të shtëna, helikopterë dhe marinsa, publikohen pamjet se si ushtria amerikane kapi anijen e Iranit

Nga Xhevahir Qardaku
20 Prill 2026, 11:22 | Bota

Të shtëna, helikopterë dhe marinsa, publikohen pamjet se si

Në fillim paralajmërimi verbal, më pas të shtënat, helikopteri mbi anije dhe zbritja e forcave speciale në tankerin Iranian. Videoja e publikuar në rrjetin social X nga Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane tregon momentet dramatike të ndërhyrjes së marinës së SHBA-ve në Gjirin e Omanit.

Gjatë një periudhe prej 6 orësh të dielën, USS Spruance, një shkatërrues me raketa të telekomanduara, lëshoi paralajmërime për Tuska-n, një tanker që po përpiqej të shkelte bllokadën e vendosur nga SHBA-të ndaj porteve iraniane, dhe të arrinte në portin e Bundar Abbas në Iran, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, e cila kontrollon operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme.

Tuska nuk ndryshoi drejtim. Atëherë, sipas CENCOM-it, Spruance lëshoi një paralajmërim për marinarët në bordin e Tusca-s duke u thënë atyre të evakuoheshin nga dhoma e motorëve. Shkatërruesi amerikan qëlloi duke hapur një vrimë në dhomën e motorëve të anijes, dhe atëherë marinsat nga Njësia e 31-të Ekspedicionare Detare hipën në bordin e Tusca-s dhe e sekuestruan atë.

Videoja tregon helikopterë që fluturojnë mbi anijen e mallrave dhe një pamje nga lart të kontejnerëve metalikë që ndodhen poshtë, me një person që bie drejt tyre nëpërmjet një litari.

Anija Tripoli transportoi Njësinë e 31-të Ekspedicionare Detare me bazë në Okinawa, një forcë me reagim të shpejtë prej 2,200 personash, në Lindjen e Mesme për t'u bashkuar me konfliktin muajin e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos