Të shtëna me armë në mitingun e Trump, kandidati për president largohet i gjakosur nga podiumi

Nga A2 CNN
14 Korrik 2024, 00:34 | Bota

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është larguar i gjakosur nga podiumi ku po mbante një fjalim gjatë një mitingu elektoral në Pensilvani. 

Foto e siguruar nga CNN shfaq Trump të gjakosur. Sipas raportimeve janë dëgjuar zhurma të shtënash me armë para se Trump të binte në tokë. Më pas ai është ngritur nga efektivët e Shërbimit Sekret dhe është larguar nga podiumi.

Shërbimi Sekret tha në një deklaratë paraprake se Trump është i sigurt tani dhe se incidenti po hetohet prej tyre. 

Zëdhënësi i ish-presidentit, Steven Cheung, tha për mediat se Trump po kontrollohet në një spital lokal dhe falënderoi forcat e rendit për ndërhyrjen e shpejtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos