Të shtëna me armë në një treg në Teksas, vritet një i mitur

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 11:57 | Bota

Të shtëna me armë në një treg në Teksas, vritet

Një i mitur humbi jetën dhe 4 persona të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shkëmbimi të shtënash në një treg në Teksas

Ngjarja ndodhi në zonën e Pearland, kur dy persona, pas një debati me njëri-tjetrin, nxorën armët dhe nisën të qëllonin.

Plumbat nuk kursyen askënd që ishte në rrezen e tyre, ndonëse nuk kishin asnjë lidh me ngjarjen dhe ishin rastësisht në tregun e sendeve të përdorura.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe dërgoi me urgjencë të miturin në spital, por ai nuk mundi që të mbijetonte pasi plumbat i kishin prekur organet jetësore.

Dy autorët tashmë janë arrestuar nga policia dhe po merren në pyetje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos