Të shtënat në Shtëpinë e Bardhë, Trump evakuohet, shërbimet sekrete arrestuan të dyshuarin

Nga Eno Luarasi
26 Prill 2026, 13:42 | Bota

Presidenti Amerikan Donald Trump dhe zonja e parë Melania u evakuuan me shpejtësi nga darka e shoqatës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pasi një person hapi zjarr me një çifte ndaj shërbimeve të sigurisë. Këto janë momentet ku shërbimet sekrete ndërhyjnë për të larguar presidentin amerikan dhe zonjën e tij.

Autori i ngjarjes është 31-vjeçari Cole Tomas Allen nga Kalifornia. Të dhënat  tregojnë se Allen punonte si mësues me kohë të pjesshme dhe si zhvillues video lojërash. Në kamerat e sigurisë duket autori i cili vrapon duke kapur në befasi shërbimet e sigurisë teksa qëllon duke plagosur një prej tyre. Më pas agjentët e shërbimeve sekrete hapin zjarr duke neutralizuar atë.

Zyrtarët besojnë se autori ka vepruar i vetëm ndërsa agjentët e FBI ushtruan kontrolle në banesën e tij në Kaliforni.

Pas ngjarjes në një konference për mediat presidenti Trump tha se autori I ngjarjes ishte një person I sëmurë.

"Jo, ai ishte një njeri që dukej mjaft i rrezikshëm kur ishte i shtrirë, ata e kishin neutralizuar, ai po rezistonte fort. Sipas mendimit tim ishte një person i sëmurë. Kush do ta bënte këtë përveç një personi të sëmurë? Por mendoj se do të mësoni gjithçka për të. Nuk ka arsye të flasim tani, por nesër në këtë kohë, shumë më herët se kaq, do të dini shumë gjëra për të. Duket se mendojnë që ishte një “ujk i vetmuar”, dhe edhe unë kështu mendoj", u shpreh Trump.

Darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit social të Uashingtonit çdo vit, u ndoq gjithashtu nga shumë anëtarë të kabinetit të Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës. Ngjarja mbahet në sallën e madhe në bodrumin e hotelit Hilton. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos