Pasagjerët e një avioni u bashkuan menjëherë dhe neutralizuan një person që tentoi të shkaktonte një incident të rëndë që vinte në rrezik dhe jetën e tyre.
Sipas të dhënave paraprake, incidenti ndodhi në një fluturim të linjës ajrore meksikane “Volaris Airlines,” ku një person tentoi të hapte me forcë derën e kabinës së pilotit, duke kërkuar që avioni të ndryshonte kursin e fluturimit drejt San Diegos.
Menjëherë, kanë ndërhyrë pasagjerët e tjerë duke mos lejuar agresorin që të marrë peng avioni.
Sipas një dëshmitari, gjithçka nisi në momentin kur personi sulmoi një nga stjuardesat dhe tentoi të hapte derën e kabinës së pilotit. Ai gjithashtu kërcënoi se do të hapte derën e aeroplanit dhe do të hidhej bashkë me stjuardesën.
Për shkak të situatës së krijuar, aeroplani është detyruar të bëjë një ulje emergjence në Guadalahara, ku agresori është arrestuar nga policia. (A2 Televizion)