Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Nga A2 CNN
28 Tetor 2026, 21:02 | Kronikë

Aulon Kalaja, kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, denoncoi rastin e një vajze të cilën e kanë akuzuar për djegien e Komisariatit nr.3, në një kohë që, sipas tij, komisariati nuk ishte djegur.

Në debatin e zhvilluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli u përfshi edhe eksperti i sigurisë, Faik Basha.

Kalaja: Kjo vajzë, e cila mund të ishte motra jote, është dhunuar brenda komisariatit nr. 3. Unë nuk e kam verifikuar rastin sepse më ka shkruar edhe emrin e personit që e ka rrahur, por kjo është çuar në gjykatë. Kjo zonjë akuzohet se ka djegur komisariatin. Kjo dhe një vajzë tjetër. Dy vajza akuzohen se kanë djegur komisariatin 3.

Basha: Çfarë problemi ka këtu?

Kalaja: Është dërguar në gjykatë për djegien e komisariatit nr.3 në një orë që nuk ishte djegur komisariati. Ishte orari paradites, ndërkohë sulmi mbi komisariat është bërë pasdite. Dhe u pa që policë brenda komisariatit nr.3 godisnin me lëndë piroteknike dhe këtu dua të të bëj një pyetje ty se je ekspert. A lejohen mjetet piroteknike në Shqipëri?

Basha: Unë e di që ju do thoni që edhe ata 6 policë që u lanë përtokë aty, kanë rrahur veten. Nuk mund të mbrosh sulmin ndaj një komisariati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos