“Rikthim i psikozës diktatoriale”, Alibeaj: Kjo është atmosfera e para ’90-ës

Nga A2 CNN
28 Tetor 2026, 20:30 | Politikë

Politikani Enkelejd Alibeaj deklaroi se akti normativ për ndryshimin e ligjit për tubimet “është rikthim i psikozës diktatoriale”.

“Rama mblodhi të vetët dhe tha se nga sot e tutje tubime nuk do të ketë nëse kështu mendon drejtori i policisë. Madje përcakton dhe vendin ku nuk mund të bësh tubime. Të mendosh se çfarë lufte e madhe është bërë për këtë çështje. Dy nenet e tjera janë akoma edhe më traumatikë: i ka shpallur luftë rrjeteve sociale. Nëse shikojnë thirrje për protestë, të mbysin lirinë e shprehjes. Dy nenet që kanë mbetur janë gjoba”, tha Alibeaj në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Sipas Alibeajt, “kjo është atmosfera e para vitit ‘90”.

“Është rikthim i psikozës diktatoriale. Pa asnjë lloj teprimi kemi të bëjmë me këtë gjë. Si konkluzion, kuptojmë që kryeministri është jo i qetë, nuk e ka kontrollin dhe ka bërë një zgjidhje policore. Shndërrimi i shtetit në shtet policor”, shtoi Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos