Tërheqja e Vatikanit! Selia e Shenjtë: Rusia të ndalojë pushtimin e padrejtë

Nga Erjon Dervishi
12 Mars 2024, 15:35 | Bota

Vatikani është tërhequr nga deklarata e bërë nga kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Françesku, ku i bënte thirrje Ukrainës të dorëzohej dhe të ngrinte flamurin e bardhë.

Të martën Selia Shenjtë i bëri thirrje Moskës të ndalojë pushtimin e saj "të padrejtë" kundrejt Ukrainës. Kardinali Pietro Parolin, zyrtari i dytë më i lartë pas Françeskut, tha për Corriere della Sera se Rusia “para së gjithash duhet të ndale zjarrin”, duke e quajtur vendin “agresor” dhe luftën në Ukrainë “të padrejtë”.

Reagimi erdhi pasi Papa Françesku u pyet në një intervistë me një media zvicerane në lidhje me thirrjet që Ukraina t'i dorëzohej Rusisë dhe tha se beson se "ata që kanë guximin për të ngritur flamurin e bardhë dhe për të negociuar janë më të fortë".

Thirrja e Papës shkaktoi zemërim në Kiev dhe beri jehone ne Kremlin. Volodymyr Zelenskyy tha në një deklaratë se është Rusia "ajo që duhet të ndalet që lufta të përfundojë".

Deklaratat e Françeskut u kritikuan edhe nga aleatët e Ukrainës, si Polonia dhe Lituania. Ndërsa, shefi i NATO-s, JensStoltenberg, tha se Ukraina ka nevojë për armë, jo për flamuj të bardhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos