Thellohet krisja mes miqve të Trump, Bannon sulmon Musk: Ai është një emigrant ilegal parazitar!

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2025, 20:45 | Bota

Thellohet krisja mes miqve të Trump, Bannon sulmon Musk: Ai është

Steve Bannon, ish-kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së parë të Donald Trump, ka rindezur grindjen e tij me Elon Musk, i cili është një nga më të besuarit e Presidentit tanimë.

Konkretisht, Bannon, i cili kohët e fundit u deklarua fajtor për akuzat për mashtrim dhe iu shmang burgut, dha një intervistë për britaniken UnHerd, ku e ka quajtur Musk një "emigrant ilegal parazitar".

“Musk është një emigrant ilegal parazitar. Ai dëshiron të imponojë eksperimentet e tij të tmerrshme dhe të pozojë si Zot pa asnjë respekt për historinë, vlerat dhe traditat e vendit”, tha Bannon në një koment që është një referencë e drejtpërdrejtë për faktin se themeluesi i Tesla, pavarësisht se ka lindur në Afrikën e Jugut, mban një qëndrim agresiv kundër emigrantëve pa dokumente që hyjnë në SHBA.

Lidhur me marrëdhëniet e Musk me administratën Trump, Bannon tha se "është shumë e qartë se presidenti po e përdor atë si një predhë të blinduar që i shkakton trauma të hapura shtetit administrativ".

Sigurisht që qëndrimi agresiv i Steve Bannon ndaj Elon Musk nuk kufizohet vetëm në këto deklarata, pasi ai e ka cilësuar edhe si një “person vërtet të keq”.

“Duhet të themi gjithashtu se sipërmarrësit Musk dhe Silicon Valley krijuan një lloj Aparteidi. Këta ishin të gjithë demokratë progresivë, të cilët u lejuan të krijonin këtë shtet 'aparteidi’", kishte thënë Bannon më herët për Musk.

Ndërkohë Elon Musk në përgjithësi i është shmangur sulmeve të Bannon.

Megjithatë, dy javë më parë, ai shkroi në platformën ‘X’ se Bannon është një folës i shkëlqyeshëm, por jo një veprimtar i madh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos