Thirrja e Kim Jong Un: Bëni më shumë se 1 fëmijë, rrisni fëmijë besnikë të regjimit

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 11:21 | Bota

Në një mbledhje të komitetit kombëtar të nënave, lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i kërkoi nënave të reja sidomos, të rrisin fëmijë, djem e vajza, besnike të regjimit.

Teksa mblodhi në fundjavë, qindra gra në kryeqytetin Phenian, për të diskutuar për problemin gjithnjë e në rritje të sjelljes “antisocialiste” të të rinjve veriorë, Kim Jong Un i foli atyre edhe për rënien e lindshmërisë në vend.

Theksin e vuri te domosdoshmëria për të lindur më shumë se një fëmijë dhe për këtë do t’i vijë në ndihme edhe qeveria, me një mbështetje më të madhe financiare. Lideri koreano-verior i quajti heroina të gjitha nënat me më shumë se 1 fëmijë, nënat që kujdesen edhe për jetimët dhe nënat që punojnë në institucionet shtetërore e njëkohësisht kujdesen për familjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos