Thyhet xhami i dritares në ajër, avioni bën ulje emergjente në Itali

Nga A2 CNN
9 Shtator 2025, 09:14 | Bota

Thyhet xhami i dritares në ajër, avioni bën ulje emergjente

Një avion Boeing 737 i nisur nga Djerba në Tunizi bëri një ulje emergjente në aeroportin e Malpensës në Itali, rreth orës 18:00.

Sipas mediave lokale u raportua një dritare e thyer në bordin e fluturimit. Kulla e kontrollit menjëherë lëshoi një thirrje emergjence dhe protokollet e sigurisë u aktivizuan menjëherë.

Zjarrfikësit dhe automjetet e shpëtimit mbërritën në pistë. Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe për fat të mirë nuk pati të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos