All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Trafikantët hedhin emigrantët pranë brigjeve spanjolle, të paktën 4 viktima

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 10:22 | Bota
All - Paragraf - 1

Trafikantët hedhin emigrantët pranë brigjeve spanjolle, të

Një tjetër tragjedi me emigrantët që udhëtojnë me varka drejt vendeve të BE-së është regjistruar mëngjesin e së enjtes, këtë herë pranë brigjeve të Spanjës.

All - Paragraf - 3

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se të paktën 4 emigrantë të paligjshëm humbën jetën, pasi skafistët që po i transportonin i hodhën në mes të detit, pranë Kadizit.

Mediat iberike shkruajnë se një motoskaf i shpejtë mbërriti pranë brigjeve spanjolle dhe nga frika se mos pikasej nga policia, drejtuesi i tij i detyroi emigrantët, rreth 30 syresh, që të hidheshin në det.

Kjo rezultoi fatale për disa prej tyre që nuk mundën të dilnin në breg, teksa nacionaliteti i tyre ende nuk bëhet me dije. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos