Tragjedi në Indi, të paktën 15 të vdekur nga një zjarr në Kalkuta

Nga A2 CNN
30 Prill 2025, 07:38 | Bota

Tragjedi në Indi, të paktën 15 të vdekur nga një zjarr

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri shkatërrues që shpërtheu në një hotel në qytetin e Kalkutës, në verilindje të Indisë. Lajmi u konfirmua nga policia lokale, e cila njoftoi gjithashtu se dhjetëra persona të tjerë janë shpëtuar nga dhomat dhe çatia e godinës.

Zjarri shpërtheu të martën në mbrëmje dhe deshën disa orë për ta vënë nën kontroll. Ekipet e zjarrfikësve u përballën me vështirësi të shumta për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe tymit të dendur që përfshiu shkallët dhe korridoret e hotelit Rituraj, i cili ndodhet sipër një magazine tregtare.

Sipas dëshmitarëve, shumë prej të ftuarve u përpoqën të shpëtonin duke dalë në çati, ndërsa të tjerë u panë të kapur pas dritareve. Zjarrfikësit përdorën shkallë hidraulike për të arritur te personat e bllokuar në pjesët e jashtme të ndërtesës, ndërkohë që disa përdorën dritat e telefonave për të sinjalizuar për ndihmë nga lartësia.

Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë mbi shkaqet e incidentit dhe masat e sigurisë në godinë. “Është krijuar një skuadër speciale që do të hetojë shkakun e zjarrit, si dhe do të shqyrtojë vështirësitë që patën banorët gjatë evakuimit”, deklaroi për mediat komisari i policisë, Manoj Kumar Verma. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos