Tragjedia në ajër, nxirren 19 trupa nga lumi në SHBA, pikëpyetje mbi përplasjen

Nga A2 CNN
30 Janar 2025, 11:45 | Bota

Një tragjedi ajrore tronditi Uashingtonit mbrëmjen e së mërkurës. Një avion pasagjerësh me 64 persona në bord, u rrëzua në një lumë pas përplasjes së ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane, teksa po i afrohej aeroportit “Ronald Regan”.

19 trupa janë nxjerrë deri më tani nga lumi Potomac, ku ekipet e shpëtimit po zhvillojnë prej orësh kërkime në ujëra të acarta. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe aeroporti i afërt kombëtar i Uashingtonit, Ronald Reagan ka pezulluar të gjithë fluturimet, raporton A2 CNN. 

Siç mësohet avioni i American Airlines, ishte nisur nga Kansas me 60 pasagjerë dhe 4 pjesëtarë të ekuipazhit në bord. Sipas Shoqatës Amerikane të Patinazhit, një sërë pjesëtarësh të këtij komuniteti gjendeshin në avion. 

Ndërkohë Pentagoni bëri të ditur se helikopteri I përfshirë në aksident ishte një Sikorsky H-60 i nisur nga Virxhinia. Tre ushtarë amerikanë gjendeshin në helikopter në momentin e aksidentit. Një audio e postuar online dhe që është verifikuar nga CNN, duket se tregon një komunikim të kontrollit ajror që paralajmëron helikopterin mbi avionin e pasagjerëve, por nuk merr asnjë përgjigje.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ishte informuar për aksidentin e tmerrshëm, dhe ngriti pyetjen përse helikopteri nuk kishte manovruar për të shmangur përplasjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos