Tronditet Napoli, inspektori i policisë vritet nga djali i partneres

Nga A2 CNN
19 Gusht 2025, 11:27 | Bota

Tronditet Napoli, inspektori i policisë vritet nga djali i partneres

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Napolit, ku inspektori i policisë Ciro Luongo, 58 vjeç, nga stacioni i Giuglianos, është vrarë me thikë në banesën e tij.

Sipas autoriteteve italiane, i dyshuari kryesor për krimin është Roberto Marchese, 21 vjeç, djali i partneres së viktimës. Pas aktit të rëndë, i riu u arratis nga vendngjarja, por u arrestua disa orë më vonë nga karabinierët.

Hetimet për ngjarjen e rëndë janë ende në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar motivet dhe rrethanat e sakta të krimit. Deri tani nuk është lëshuar një urdhër zyrtar arresti për të riun, por ai ndodhet në paraburgim nën mbikëqyrje të rreptë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos