Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e tre anijeve luftarake në brigjet e Venezuelës për të luftuar trafikun e drogës, tha të mërkurën një burim i njohur me iniciativën.
Mediat amerikane raportuan këtë veprim, sipas të cilit presidenti synon të vendosë 4,000 marinsa në rajon për të luftuar kartelet, një pjesë e të cilave konsiderohen kërcënim për sigurinë e SHBA.
Lëvizja vjen në një kohë ndërsa administrata Trump po rrit presionin mbi udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro, duke dyfishuar shpërblimin për arrestimin e tij në 50 milionë dollarë.
Por Maduro e ka konsideruar si kërcënim këtë lëvizje të SHBA dhe për këtë arsye ka dislokuar 4.5 milionë trupa në të gjithë vendin, duke theksuar se "asnjë perandori nuk do ta prekë tokën e shenjtë të Venezuelës". (A2 Televizion)