Trump dhe FIFA arrijnë akordin para Kupës së Botës

Nga A2 CNN
9 Korrik 2025, 08:18 | Bota

Trump dhe FIFA arrijnë akordin para Kupës së Botës

FIFA ka surprizuar botën e sportit duke hapur një zyrë të re brenda Trump Toëer në New York, një hap që sinjalizon një afrimi të fortë me ish-presidentin amerikan Donald Trump, pavarësisht shqetësimeve politike që kanë shoqëruar emrin e tij.

Ky vendim vjen në një moment kur SHBA po përgatitet të bashkë-organizojë Kupën e Botës 2026, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën. Turneu do të jetë historik, pasi për herë të parë organizohet nga tre vende dhe përfshin 48 skuadra. Shumica e ndeshjeve, përfshirë finalen më 19 korrik, do të luhen në SHBA, në 11 qytete të ndryshme.

Hapja e zyrës në Trump Tower u bë publike të hënën në një ceremoni të mbajtur në vetë ndërtesën ikonike, pranë Central Park-ut. I pranishëm ishte presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, së bashku me legjendën e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario. Në hollin e ndërtesës u ekspozua edhe trofeu i Kupës së Botës për Klube, që këtë verë u zhvillua për herë të parë në SHBA.

“Për të qenë një organizatë globale, duhet të jesh lokal. Prandaj, duhet të jemi në New York”, u shpreh Infantino. Ai theksoi rëndësinë e prezencës së FIFA-s në një qendër ndërkombëtare si New York, jo vetëm për përgatitjet e eventeve madhore, por edhe për praninë afatgjatë.

Megjithëse FIFA nuk dha detaje se cilat departamente do të vendosen në zyrën e re, ky hap shihet si pjesë e afrimit strategjik me SHBA-në, një vend kyç për të ardhmen e futbollit global. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos