Rusia proteston kundër stërvitjeve ushtarake SHBA-Japoni

Nga A2 CNN
17 Korrik 2025, 18:13 | Bota

Rusia proteston kundër stërvitjeve ushtarake SHBA-Japoni

Rusia ka paraqitur një notë proteste në Ambasadën Japoneze në Moskë, lidhur me pjesëmarrjen e forcave japoneze në një stërvitje ushtarake të udhëhequr nga SHBA-të.

Sipas mediave të huaja, e quajtur Resolute Force Pacific, stërvitja pa forcat ajrore amerikane të kryenin një vendosje të shpejtë dhe masive të personelit, pajisjeve dhe avionëve në vende të shumta në Indo-Paqësor.

“Rusia e konsideron të papranueshëm një aktivitet të tillë të papërgjegjshëm, i cili mbart të gjitha shenjat e përgatitjes për konflikt të armatosur”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë, shkruan A2 CNN.

"Kjo përbën një kërcënim potencial për sigurinë e Federatës Ruse dhe në mënyrë të pashmangshme do të shkaktojë kundërmasa të përshtatshme", thuhej më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Kjo deklaratë vjen disa ditë pasi ministri i Jashtëm rus paralajmëroi SHBA-në, Korenë e Jugut dhe Japoninë kundër formimit të një partneriteti sigurie që synon Korenë e Veriut.

Sergei Lavrov po vizitonte qytetin Wonsan kur akuzoi të tre vendet për atë që ai e përshkroi si grumbullime ushtarake rreth Koresë së Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos