Irani shokon botën… duke sulmuar bazën anglo-amerikane në 4 mijë kilometra distancë. Teherani konfirmon se ka lëshuar dy raketa balistike kundër ishullit Diego Garcia në Oqeanin Indian. Kështu raportojnë mediat iraniane. “Ky lëshim përfaqëson një hap të rëndësishëm në përballjen e tij me Shtetet e Bashkuara”, thekson agjencia Mehr.
Shënjestrimi i ishullit nga Irani sugjeron se raketat e tij kanë një rreze veprimi më të gjatë se sa ishte vlerësuar më parë. Muajin e kaluar, Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi pretendoi se Teherani e kishte kufizuar qëllimisht rrezen e veprimit të raketave të tij në 2mijë kilometra.
Kjo vjen në një kohë kurë, Presidenti amerikan, Donald Trump, njofton se SHBA-të po shqyrtojnë mundësinë e “qetësimit” të operacioneve kundër Iranit. Por kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkon që vendet e tjera të ruajnë Ngushticën e Hormuzit, korridorin jetësor për transportin detar të naftës. Ministri i Jashtëm i Iranit reagon menjëherë duke nënvizuar se për ta “nuk duket se SHBA-të janë të përgatitura të ndalojnë agresionin e tyre”.
Zyrtarët në Uashington thanë se mijëra trupa të tjera amerikane po shkojnë drejt Iranit. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara hoqën sanksionet mbi 140 milionë fuçi naftë iraniane, ndërsa administrata Trump kërkoi të ulte çmimet në sektorin e energjisë dhe karburantit. (A2 Televizion)