Mbi 100 viktima nga përmbytjet pas shirave të rrëmbyeshëm në Nigeri

Nga A2 CNN
30 Maj 2025, 16:01 | Bota

Mbi 100 viktima nga përmbytjet pas shirave të rrëmbyeshëm

Të paktën 110 persona kanë vdekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Nigerinë qendrore. BBC raporton se reshjet e shiut zgjatën për disa orë, duke cituar kreun e Agjencisë Shtetërore të Menaxhimit të Emergjencave të Nigerit (Nsema), Abullahi Baba-Arah.

Ai shtoi se "uji ka përmbytur dhe ka marrë para mbi 50 shtëpi banimi së bashku me banorët e tyre".

Sipas Nsema-s, distriktet Tiffin Maza dhe Anguwan Hausawa të qytetit Mokwa u prekën më rëndë, shkruan A2 CNN.

Sipas kryetarit të Distriktit të Mokëa-s, Muhammad Shaba Aliyu, këto lloj përmbytjesh ishin parë 60 vjet më parë. “I lutem qeverisë të na mbështesë", tha ai.

Ky është fillimi i sezonit të shirave në Nigeri. Shumë pjesë të Nigerisë veriore përjetuan reshje të rrëmbyeshme shiu dhe përmbytje në vitin 2024, të cilat shkaktuan vdekje, zhvendosje të njerëzve dhe shkatërrim të shtëpive dhe infrastrukturës.

Vendi pësoi gjithashtu përmbytje të mëdha në vitin 2022, të cilat detyruan rreth 1.3 milion njerëz të largoheshin nga shtëpitë dhe shkaktuan më shumë se 600 vdekje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos