Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi biseda telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ku në fokus ishte lufta në Ukrainë, pak ditë përpara samitit të NATO-s që do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara.
Sipas Kremlinit, gjatë telefonatës 85-minutëshe me Putinin u diskutua për mundësitë e zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë, si edhe për zhvillimet në Iran dhe Lindjen e Mesme. Moska bëri të ditur se Putin i paraqiti Trumpit situatën në front, duke pretenduar se forcat ruse po përparojnë.
Putin rikonfirmoi gatishmërinë e Rusisë për një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë, duke theksuar se ajo duhet të bazohet në parimet dhe qëndrimet e njohura të Moskës. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi bisedën me Trump si "shumë të mirë". (A2 Televizion)