
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani “nuk ka zgjidhje tjetër” përveçse të dërgojë përfaqësues në Pakistan për të zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara.
Në një intervistë për CNBC, Trump u shpreh i bindur se negociatat do të përfundojnë me një marrëveshje të favorshme për SHBA-në, duke theksuar se pavarësisht se “nuk kemi të bëjmë me njerëzit më të mirë”, procesi sipas tij po zhvillohet me sukses.
Ai vlerësoi gjithashtu bllokadën detare amerikane, duke e cilësuar si një “sukses të jashtëzakonshëm”.
I pyetur nëse do të zgjaste armëpushimin në rast se negociatat do të shënonin progres, Trump u përgjigj shkurt: “Nuk dua ta bëj këtë”.
Presidenti amerikan paralajmëroi se koha për arritjen e një marrëveshjeje është e kufizuar, duke shtuar se në të kundërt “pret që të ketë bombardime”, të cilat sipas tij do të ishin “një qëndrim më i mirë”.
(A2 Televizion)