Izraeli dhe Hamasi mbajnë sot bisedime indirekte në Egjipt, me qëllim zbatimin e planit të paqes të Donald Trump për Gazën. Negociatat përgatitore filluan herët në mëngjes midis Hamasit, Katarit, Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit.
Grupimi palestinez, ka rënë dakord me disa pjesë të planit 20-pikësh të Trumpit, përfshirë lirimin e pengjeve izraelite, por nuk i ka pranuar të gjitha kushtet. Delegacioni i Hamasit udhëhiqet nga Khalil al-Hayya, të cilin Izraeli u përpoq ta vriste në Katar muajin e kaluar.
Të dielën në mbrëmje, presidenti amerikan bëri thirrje që “të gjithë të lëvizin shpejt”, duke shtuar: “Më është thënë se faza e parë duhet të përfundojë këtë javë”.
Ndërkohë, sulmet izraelite në Gaza kanë vazhduar, raportojnë mediat ndërkombëtare. Mbrojtja civilë raporton për 24 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit. (A2 Televizion)