Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha me tone pesimiste se Evropa duhet të bashkohet rreth Ukrainës për arsyet e saj të sigurisë kombëtare, ndërsa qeveritë evropiane shqetësohen për zvogëlimin e angazhimit të SHBA për sigurinë në kontinent.
Lideri i Ukrainës përmendi faktin se sipas tij, Presidenti Donald Trump nuk ka një plan konkret për Ukrainën, shkruan A2 CNN.
“Në çdo rast, Evropa do të rrisë unitetin rreth Ukrainës. Është e rëndësishme. Po flas për të gjitha llojet e mbështetjes. Do të jetë për mbrojtjen e tyre. Nuk e di, nuk shoh që SHBA ka një plan gati. Mendoj se është shumë e rëndësishme. I thashë Presidentit Trump se jam gati të flas në çdo moment. Nuk më duhet asgjë e veçantë për këtë.
Ne jemi të gatshëm të flasim në çdo moment – ne e kuptojmë gjeografinë e vendit tonë, shohim rreziqet më të mëdha. Ne jemi të gatshëm të flasim për gjithçka: nga kontigjenti i huaj deri te garancitë e sigurisë, për NATO-n, ne jemi në NATO apo NATO-ja këtu. Ne jemi të gatshëm për çdo lloj kornize për të ndaluar Putinin.
Kemi pasur një sulm ndaj centralit bërthamor të Çornobilit sonte. Është goditur mbyllja mbi reaktorin e katërt, gjë që është shumë e rrezikshme. 40 vende e ndërtuan atë për një arsye. Gjithçka mund të ndodhë gjatë luftës.
Por është e rëndësishme të përmendet se droni po fluturonte në një lartësi ku radarët nuk mund ta shihnin atë. Ai synonte izolimin direkt në ditën e parë të Konferencës së Sigurisë së Mynihut – ishte një goditje në objektin më të rrezikshëm në Evropë”, tha Zelensky, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)