Britania e Madhe pritet të njoftojë njohjen e shtetit palestinez pasditen e sotme. Do të jetë Sir Keir Starmer i cili do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar permes një deklaratë.
Kryeministri tha në muajin korrik se qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar do të ndryshonte në shtator nëse Izraeli nuk përmbushte disa kushte, duke përfshirë rënien dakord për një armëpushim në Gaza dhe angazhimin për një proces paqeje afatgjatë që do të çonte në një zgjidhje me dy shtete, shkruan A2 CNN.
Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje prej kohësh për një marrëveshje që do të shihte një shtet palestinez të bashkëjetonte me Izraelin - diçka nga e cila udhëheqja izraelite ka hequr dorë që nga fillimi i luftës së saj me grupin e armatosur palestinez Hamas.
Veprimi i kryeministrit ka tërhequr kritika të ashpra nga qeveria izraelite, familjet e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe disa konservatorë. (A2 Televizion)