Takimi qe pritej me interes mes presidentit amerikan dhe kryeministrit te Britanisë së Madhe prodhoi disa pika kryesore mes te cilave konkretisht për Ukrainën: Donald Trump tha se paqja në vend do të vijë "mjaft shpejt" ose kurrë dhe se "progresi drejt paqes" do të vazhdojë kur Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të vizitojë Shtëpinë e Bardhë nesër.
Ai vlerësoi gjithashtu trimërinë e ukrainasve. Për shpenzimet e mbrojtjes: Presidenti i SHBA vlerësoi rritjen e Britanisë në shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të të ardhurave kombëtare deri në vitin 2027 - është diçka që Trump i ka shtyrë prej kohësh aleatët e tij të angazhohen, shkruan A2 CNN.
Starmer, ndërkohë, tha se Trump kishte të drejtë që Evropa duhet të "përparojë" në këtë front. Për marrëdhëniet e veçanta: Udhëheqësit patën një ton miqësor me njëri-tjetrin. Trump e filloi fjalimin e tij me një hezitim për ti quajtur "marrëdhëniet speciale" midis dy vendeve, diçka që Starmer thotë se "ka më shumë rëndësi se kurrë". (A2 Televizion)