Trump, thirrje Kinës dhe vendeve të tjera: Vendosni anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit!

Nga A2 CNN
14 Mars 2026, 22:44 | Bota

Trump, thirrje Kinës dhe vendeve të tjera: Vendosni anije luftarake

President amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Kinës, Francës, Britanisë së Madhe, Japonisë dhe Koresë së Jugut, që të vendosin anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit për të mbrojtur trafikun detar nga sulmet iraniane, raporton A2CNN. 

Trump përsëriti njëkohësisht pretendimet e tij se Iranit i është “prerë plotësisht koka” dhe aftësia e tij ushtarake është “shkatërruar 100%.” 

Në të njëjtën kohë, udhëheqësi i SHBA-ve pranoi se Tehrani ende ka aftësinë që të dërgojë drone, apo të lëshojë raketa me rreze të afërt veprimi kundër anijeve. 

Më herët gjatë ditës, Trump paralajmëroi se do të urdhëronte sulme në qendrën kryesore të eksportit të naftës të Iranit në ishullin Kharg, nëse Teherani nuk ndalon sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit, duke rritur frikën e një tronditje më të thellë për furnizimet globale me energji.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se ka “ekzekutuar një sulm preciz në shkallë të gjerë” në ishull, duke synuar objektet ushtarake “ndërkohë që ruan infrastrukturën e naftës”. 

Irani ka këmbëngulur se instalimet në ishull nuk kanë pësuar dëme të rënda, ndërsa Trupat e Gardës Revolucionare thanë se mbajnë "kontroll të plotë dhe të saktë" mbi Ngushticën e Hormuzit.

IRGC kërcënoi gjithashtu me hakmarrje kundër "strehimeve" amerikane në shtetet e Gjirit.  Përshkallëzimi vjen pas raportimeve të reja nga mediat iraniane që pretendojnë se një cisternë nafte amerikane u sulmua dhe iu vu flaka pranë Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos