Pas sulmit me raketë Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Nga A2 CNN
14 Mars 2026, 18:38 | Bota

Pas sulmit me raketë Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin

Ambasada e SHBA-ve në Bagdad u ka kërkuar qytetarëve amerikanë që të largohen tani nga Iraku, pasi ka alarm lidhur me sigurinë në vend.

Qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Iraku tani!”, thuhet në deklaratën e ambasadës, duke shtuar: “Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin e tyre në vazhdën kërcënimit të konsiderueshëm që paraqesin grupet terroriste të milicisë të lidhura me Iranin”.

Kujtojmë që së fundmi Ambasada e SHBA-ve në Bagdad është goditur nga një raketë. Kjo është hera e dytë që ambasada amerikane në Irak sulmohet që nga fillimi i luftës me Iranin.

Sakaq, Irani ka vijuar edhe sot sulmet e vazhdueshme me raketa dhe dronë në të gjithë rajonin e Gjirit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos