
Luftë hibride i ka cilësuar kryeministri Edi Rama protestat që po zhvillohen gjatë këtyre ditëve në Tiranë.
Rama tha se përmes sulmeve po krijohet ideja sikur po digjet e gjithë Shqipëria, por në fakt sipas tij, sulmet janë të organizuara nga duar të stërvitura, vetëm në një perimetër të paracaktuar.
“Krijon idenë se këtu po digjet e gjithë Shqipëria, ndërkohë që ky është një sulm i organizuar në një perimetër të mirëpërcaktuar, që orkestrohet nga duar që janë të stërvitura për këtë punë, që ushqehet me benzinë si një zjarr i brendshëm nga aktorë të huaj”, tha Rama, shkruan A2.
“Kjo kuptohet dhe tani po bëhet një çështje e madhe në të gjithë Europën. Është një luftë hibride që funksionon sepse bazohet te shqetësime reale, jo te fantazira. Sigurisht që janë reale shqetësimet për të nesërmen e sigurt në raport me strehimin dhe mundësitë për të patur më shumë”, shtoi Rama. (A2 Televizion)