Putin u rri larg ambasadorëve të rinj të Perëndimit, Kremlini tregon arsyet

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2023, 20:12 | Bota

Presidenti rus Vladimir Putin vendosi të qëndronte 70 metra larg ambasadorit të ri të Britanisë në Moskë, në një ceremoni diplomatike që u zhvillua një ditë më parë në Kremlin.

Në skena që i ngjanin kulmit të pandemisë Covid, Putini këmbënguli të mbante një distancë të madhe midis tij dhe diplomatëve të tjerë duke u justifikuar me “arsyet sanitare”, ku ai pranoi kredencialet e disa ambasadorëve të rinj në Rusi.

Në një fjalim,  Putini dukej se i shtrinte Britanisë një degë ulliri, duke bërë thirrje për 'ndryshim për mirë' në marrëdhëniet midis Moskës dhe Londrës, një kthesë e dukshme duke pasur parasysh se shumë politikanë rusë dhe njerëz të medias kanë bërë thirrje që armët bërthamore të Moskës të synojnë Londrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos