Trump u përgjigjet fëmijëve, presidenti i zë vendin babagjyshit: Santën e keq nuk e lëmë të futet

Nga Xhevahir Qardaku
25 Dhjetor 2025, 12:09 | Bota

Donald Trump i zë vendin babagjyshit. Presidenti amerikan dhe zonja e parë, Melania, morën telefonin dhe u përgjigjën thirrjeve të fëmijëve për Krishtlindje dhe mbi të gjitha për vendndodhjen e Santa Klausit që udhëton përreth botës. Një fëmijë e pyet Trump se si e gjurmon Babagjyshin dhe përgjigja e presidentit ishte kjo:

“Ne e gjurmojmë Babagjyshin përreth botës sepse duam të sigurohemi që ai po sillet mirë. Santa është një person i mirë. Ne kërkojmë të sigurohemi se ai nuk është një i infiltruar. Pra nuk duam që në SHBA të futet një babagjysh i keq. Por zbuluam se Santa është i mirë dhe ju do shumë. Ai e pëlqen Oklahomën, ashtu si unë. Oklahoma u soll mirë me mua në zgjedhje”, tha Trump.

Tani është viti i 70-të që bëhet gjurmimi i udhëtimit të Babagjyshit dhe është shndërruar në një fenomen global, me njerëzit nga e gjithë bota që e ndjekin procesin e dorëzimit të dhuratave përmes karrocës me drerë. Porosia e presidentit amerikan dhe zonjës së parë për fëmijët ishte që ata të linin biskota dhe ëmbëlsira.

Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës Veriore, në një operacion të përbashkët mes ushtrisë së SHBA-ve dhe Kanadasë, të vendosur në bazën ajrore të Kolorado Springs, është përgjegjëse për gjurmimin e Babagjyshit, por edhe për mbrojtjen e qiellit mbi Amerikën e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos