Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2025, 08:50 | Bota

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen

Më shumë se 1 milion dokumente të reja, të cilat konsiderohen “potencialisht të lidhura” me çështjen e Jeffrey Epstein, janë zbuluar nga administrata e Donald Trump dhe mund të duhen javë të tëra për t’u publikuar, për shkak të volumit të madh dhe nevojës për redaktime ligjore. Lajmi u konfirmua nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ), i cili deklaroi se një ekip juristësh po punon pa ndërprerje për të mbrojtur viktimat dhe për të respektuar ligjin.

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen

Publikimi i dokumenteve ka nisur që javën e kaluar, por procesi është shoqëruar me kritika të forta politike, përcjell A2 CNN. Chuck Schumer, lideri i demokratëve në Senat, akuzoi Shtëpinë e Bardhë për shkelje të afatit ligjor të 19 dhjetorit, duke e cilësuar mënyrën e publikimit si të politizuar dhe të manipuluar. Ai pretendon se administrata po i “nxjerr me pikatore” dokumentet për interesa politike.

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen

Ndërkohë, dosjet e publikuara deri tani kanë ngritur pikëpyetje të reja edhe për vetë presidentin Trump, veçanërisht lidhur me udhëtimet e tij në avionin privat të Epstein, i njohur si “Lolita Express”. Disa dokumente pretendojnë se Trump ka udhëtuar disa herë mes viteve 1993–1996, gjë që ai e ka mohuar më parë. Megjithatë, në dokumentet e publikuara deri tani nuk ka prova që ta lidhin Trump me abuzime seksuale ndaj të miturve apo me rrjetin e trafikimit të Epstein.

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen

Dosjet tregojnë gjithashtu se hetuesit federalë kishin tentuar të kontaktonin deri në 10 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë të mundshëm të Epstein, mes tyre emra të njohur si Ghislaine Maxwell dhe miliarderi Leslie Wexner. Shtatë emra të tjerë mbeten ende të redaktuar.

Sipas mediave amerikane, rreth 750 mijë dokumente janë publikuar deri tani, ndërsa rreth 700 mijë të tjera pritet të bëhen publike së shpejti. Çështja Epstein vazhdon të mbetet një nga temat më të ndjeshme dhe polemizuese në politikën amerikane, duke ushqyer debate mbi transparencën, drejtësinë dhe përgjegjësinë publike. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos