All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2025, 19:31 | Bota
All - Paragraf - 1

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si përgjigje ndaj kërcënimeve të ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, shkruan A2 CNN. Medvedev, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, kishte deklaruar më herët se Trump duhet të kujtojë kapacitetet bërthamore të epokës sovjetike të Moskës.

All - Paragraf - 3

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shkroi: “Bazuar në deklaratat jashtëzakonisht provokuese të ish-Presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili tani është Nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, kam urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajonet përkatëse, për çdo rast, nëse këto deklarata të pamenduara dhe provokuese rezultojnë të jenë më shumë se kaq. Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të paqëllimshme. Shpresoj që ky të mos jetë një prej atyre rasteve. Faleminderit për vëmendjen!”.

Deklarata e Trump vjen në një moment të tensionuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është pritur me shqetësim nga vëzhguesit e sigurisë globale, të cilët paralajmërojnë se retorika e ashpër mes liderëve mund të përshkallëzojë situatën në mënyrë të rrezikshme.

Deri më tani, Moska nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me vendimin e Trump për të pozicionuar nëndetëset bërthamore pranë Rusisë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar i sigurisë po ndjek nga afër zhvillimet dhe po bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog diplomatik. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos