Trump vuri veton në planin izraelit për të vrarë liderin suprem të Iranit? Ja çfarë thotë Netanyahu

Nga A2 CNN
15 Qershor 2025, 19:29 | Bota

Trump vuri veton në planin izraelit për të vrarë liderin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit ditët e fundit për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i kanë thënë Reuters dy zyrtarë amerikanë.

Sipas mediave të huaja, një nga burimet tha: "A kanë vrarë iranianët ndonjë amerikan ende? Jo. Derisa ta bëjnë këtë, nuk po flasim fare për ndjekje të udhëheqjes politike."

Kush është udhëheqësi suprem i Iranit?

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, shërben si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe kontrollon Gardën Revolucionare.

Ai ka fjalën e fundit për të gjitha politikat kryesore në vend, raporton A2 CNN.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka mohuar planet për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit.

Në një intervistë me Bret Baier të Fox News, udhëheqësi izraelit tha: "Ka kaq shumë raportime të rreme për biseda që nuk kanë ndodhur kurrë dhe unë nuk do të hyj në këtë temë.

"Por mund t'ju them se mendoj se bëjmë atë që duhet të bëjmë, do të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Dhe mendoj se Shtetet e Bashkuara e dinë se çfarë është e mirë për Shtetet e Bashkuara", tha ai, shkruan A2 CNN.

Ai tha gjithashtu se sulmet do të përfundojnë "kur të heqim" aftësitë bërthamore të Iranit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos