Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 18:35 | Bota

Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur Turqinë lindore, duke shkaktuar një panik të madh të banorët, pjesa më e madhe e të cilëve braktisën shtëpitë e tyre, duke kthyer në kujtesë imazhet e frikshme të disa muajve më parë.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 8 km, rreth 12 km në juglindje të Malatija.

Pas tërmetit të parë të fuqishëm janë regjistruar dhjetëra lëkundje të tjera më të lehta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos