Turqia nis bisedime urgjente me SHBA-në dhe Iranin për t’i dhënë fund luftës

Nga A2 CNN
12 Mars 2026, 16:29 | Bota

Turqia nis bisedime urgjente me SHBA-në dhe Iranin për t’i

Turqia po zhvillon bisedime me SHBA-në dhe Iranin në përpjekje për t’i dhënë fund luftës në rajon, deklaroi të enjten ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Ankara së bashku me homologun e tij gjerman, Johann Wadephul, Fidan tha se ditët e fundit kanë qenë ndër më intensive të konfliktit.

“Kemi përjetuar momentet më intensive të luftës në ditët e fundit,” u shpreh ai raporton France24.

Ministri turk theksoi se pyetja kryesore tani është nëse ekziston mundësia për negociata dhe deri në çfarë mase mund të realizohen ato.

“Kjo luftë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne po flasim me palën iraniane dhe po flasim me palën amerikane,” tha ai.

Fidan shtoi gjithashtu se, sipas tij, sulmi ndaj Iranit është “po aq i padrejtë dhe i paligjshëm sa edhe sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit”.

Sipas tij, që nga 28 shkurti, Turqia është angazhuar në përpjekje diplomatike intensive për të ndalur përshkallëzimin e konfliktit dhe për të gjetur një rrugë drejt negociatave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos