Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei i është përgjigjur Katarit, që kishte folur për shkelje të sovranitetit pas sulmit iranian me raketa drejt bazës amerikane në Doha, shkruan A2.
Khamenei shkroi në rrjetin social “X” se Irani nuk ka shkelur të drejtat e askujt.
“Ne nuk kemi shkelur të drejtat e askujt. As nuk do të pranojmë kurrë që dikush të shkelë të drejtat tona. Kjo është logjika e kombit iranian”, shkruan ai.
(A2 Televizion)